Këln/Aachen: Më 20 – 22 shtator, Malteser Hilfsdienst kremtoi 60-vjetorin e themelimit të saj.
Gjatë këtyre ditëve u organizuan shumë aktivitete.
Gjatë këtyre ditëve u organizuan shumë aktivitete.

Të shtunën, në pjesën e dytë të aktiviteteve, pjesëmarrësit i janë drejtuar stadiumit të Tivolit, ku është zhvilluar Kampionati kombëtar mes 53 grupeve të Malteser të kategorive: të rinj dhe të rritur në fushën e edukimit dhe paramedikëve. Vëzhgues prominent ishte Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Maltës, Fra’ Mathew Festing nga Roma.
Festa treditore u mbyll të dielën, më 22 shtator, me Meshën e Shenjtë të kremtuar në Kishën e Aachen, e cila u kryesua nga Ipeshkvi i Münster Imzot Heinrich Timmerevers, me rreth 1700 pjesëmarrës dhe të ftuar.
Malteser Shqipëri ishte pjesë e këtyre kremtimeve me pjesëmarrjen e presidentit të saj Imzot Lucjan Avgustini dhe drejtorit Z. Maranaj Marku.