13 qershori mbledh qindra e mijëra besimtarë rreth altarëve të kishave për të kremtuar festën kushtuar Shën Antonit të Padovës, një kremtim mbarë botëror, veçanërisht në Shqipëri nga katolikë, ortodoksë e myslimanë.

Këtë 13 qershor, ishte një prani e madhe e një numri të madh besimtarësh, në rrënojat e kishës në Shëngjin, famullia e Boriçit, Malësi e Madhe, të cilët kishin ardhur nga fshatrat përreth, në Meshën e Shenjtë, të kremtuar nga Sh. T. Imzot Angelo Massafra, ipeshkëv i Shkodër – Pult, Dom Antonio Bozza, famullitar dhe shumë meshtarë të tjerë.
Më kërkesë të famullitarit, vullnetarët e Malteser Shqipëri ishin të pranishëm gjatë Meshës së Shenjtë për të ofruar Ndihmën e Parë.