Me kërkesë të Dom Antonio Bozza, famullitar i Boriç – Vrakë (një fshat në Malësinë e Madhe), Malteser iu kërkua që të asistonte me Skuadrën e Ndihmës së Parë në Meshën e Shenjtë të 13 qershorit, festës së Shën Antonit.
Ka disa vite që Malteser është e pranishme në këtë fshat me Skuadrën e Ndihmës së Parë, ku një numër i madh i besimtarëve të përshpirtshëm është i pranishëm në rrënojat e kishës.
Festa e Shën Antonit është një kremtim mbarëbotëror dhe në Shqipëri, e kremtuar nga katolikët, ortodoksët dhe myslimanët, është një nga festat më të mëdha, e cila kremtohet me 13 qershor dhe mbledh qindra e mijëra njerëz në kishat kushtuar këtij Shenjti, veçanërisht në shenjtëroren kushtuar atij në Laç të Kurbinit.