Është një traditë e hershme që shqiptarët e çdo besimi të nderojnë Shën Antonin, një nga shenjtërit më të mëdhenj të Kishës Katolike dhe ata shkojnë në kishat që mbajnë emrin e tij që t’i luten dhe ti kërkojnë ndërmjetësi.
Më 12-13 qershor 2008, gjatë shtegtimit në Kishës e Shën Antonit në Laç – Kurbin, skuadra e ndihmës së shpejtë të Malteser Shqipëri asistoi gjatë 24 orëve me 5 vullnetarë dhe një ambulancë për njerëzit shtegtonin aty për t’u lutur dhe për të kaluar natën aty. Kjo prani u kërkua nga Provinca Françeskane Shqiptare me qendrën e vet në Shkodër.
Rreth 100 000 morën pjesë në këtë shtegtim gjatë natës dhe ditës së festës së Shën Antonit Meshë u kremtuan çdo dy orë dhe Mesha e mesnatës u kremtua nga Hirësia e tij Imzot Angelo Massafra, Ipeshkëv i Shkodrës.
Në fund të ditës së festës, Provinciali i Françeskanëve në Shqipëri e falënderoi skuadrën e Ndihmës së Parë të Malteser për ndihmën e madhe që ata u dhanë njerëzve të cilët kishin nevojë për ndihmë mjekësore.