Duke ndjekur traditën qindravjeçare, Urdhri i Maltës kremtoi Lindjen e Shën Gjon Pagëzuesit, Shenjtit të vet mbrojtës. Festa Patronale ashtu si çdo vit, u kremtua nga vullnetarët, stafi dhe bashkëpunëtorët e Malteser Shqipëri me meshën e mbajtur në Kishën e Shën Françeskut drejtuar si gjithmonë nga Frà Gazmend Tinaj, Udhëheqës Shpirtëror.





