Me rastin e festave të fundvitit, ditën e premte, më 27 dhjetor, në Kinema Milenium, është organizuar aktiviteti “Asnjë fëmijë jashtë, 2013”.
Ky aktivitet, është një program i pasur artistik me këngë, valle, humor, vizatime fytyrash e të tjera surpriza, e me të ftuar. I ftuari i radhës ishte Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Veliaj, i cili i përshëndeti dhe i uroi fëmijët me rastin e festave dhe i përgëzoi organizatorët e këtij aktiviteti për nismën e marrë.
Pjesëmarrës ishin fëmijë nga institucione të ndryshme të përkujdesjes sociale, fëmijë me aftësi ndryshe, nga komuniteti Rom e fëmijë të tjerë.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim nga Shërbimi Social Shtetëror, Malteser, The Door, Projekti Shpresa dhe Qendra e Zhvillimit.