

Si në çdo fund vere, kur kampi i fëmijëve në Velipojë mbyllet, Malteser Shqipëri organizon një takim falënderimi me vullnetarët e saj, të cilët kanë ofruar ndihmesën e tyre, jo vetëm në kampin veror, por edhe në çdo aktivitet tjetër të organizuar nga kjo organizatë. Këtë vit festa u organizua më 27 shtator 2008.
E veçanta e këtij takimi festiv, ishte prania e miqve të Malteser gjerman, dioqeza e Këln dhe shpërndarja e certifikatave vullnetarëve më të angazhuar në aktivitete të ndryshme, si në kampet verore, shërbimin social te Motrat e Nënë Terezës dhe Mbrojtje Civile.
Festa filloi me Meshën e shenjtë të kremtuar nga Atë Gazmend Tinaj, Provinicial i Fretërve Minorë në Shqipëri e Drejtues Shpirtëror i Malteser, vazhdoi me ndarjen e certifikatave vullnetarëve dhe një koktej për të gjithë të ftuarit.