Çdo festë ka bukurinë e vet. Çdo festë sjell gëzim të veçantë në jetën e gjithkujt. Por festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kanë një rrezatim të veçantë, ndoshta ngaqë atmosfera e tyre fillon shumë javë më parë dhe përgatitjet i japin më shumë emocion dhe domethënie.
Ndoshta ngaqë këto festa përfshijnë të madh e të vogël, sepse të gjithë, kush më shumë e kush më pak kontribuon për t’i dhënë jetë sa më shumë, ndoshta se këto festa e kanë magjinë për të bashkuar familje e të dashur bashkë, për të dhuruar e për të marrë, jo vetëm dhurata, por edhe shumë dashuri, sepse, dashuria i jep jetë njeriut.
Malteser Shqipëri mundohet që përmes punës dhe aktiviteteve të veta të ofrojë shumë dashuri, veçanërisht për më të padashurit e më të përbuzurit, por njëkohësisht edhe për personat të cilët kontribuojnë gjithë kohës që ta përçojnë këtë dashuri tek të tjerët. E këta janë vullnetarët e saj, ata të cilët janë në linjën e parë të aktiviteteve, të cilët, të frymëzuar nga misioni i Malteser, kohën e tyre ia përkushtojnë personave në nevojë, personave me aftësi ndryshe, fëmijëve e të moshuarve.
Festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri janë koha e përshtatshme që Malteser të përqafojë me mirënjohjen e vet secilin prej vullnetarëve, për kontributin e çmuar që japin në çdo aktivitet. Ndaj, me rastin e festës së Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, në ambientet e Qendrës Kolping, Malteser ka organizuar një darkë festive për të gjithë vullnetarët e vet. Ishin të pranishëm edhe stafi i Malteser bashkë me Imzot Lucian Avgustinin, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës dhe President i Malteser Shqipëri dhe Atë Gazmend Tinaj, Provincial i Urdhrit Françeskan Minor në Shqipëri dhe Drejtues Shpirtëror i Malteser Shqipëri. Darka u hap me bekimin dhe falënderimin e Imzot Avgustinit për të gjithë vullnetarët dhe gjithçka ata bëjnë për ta përmbushur plotësisht moton: “Dëshmia e Besimit dhe ndihma për nevojtarët”.
Darkën festive e zbukuroi edhe më shumë prania e 23 vajzave me aftësi ndryshe, të cilat jetojnë tek shtëpia Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza. Edhe ato krijuan një atmosferë të veçantë e të këndshme. Ajo që kishte rëndësi ishte se ato u ndjenë krejt mirë duke bashkëndarë gëzimin e tyre më të gjithë të pranishmit.