
Vullnetarët e Malteser Shqipëri menduan ta kremtojnë festën e karnavaleve me fëmijët Rom dhe fëmijë me probleme sociale, të cilët jetojnë në Fshatin e Paqes.
Duke qenë se kjo festë paraprin kohën e Kreshmëve, kohë në të cilën duhet menduar më shumë edhe për të tjerët, ata kanë dashur të festojnë me këto fëmijë në ambientet e qendrës sociale të Malteser në Fshatin e Paqes. Ditën e Karnavaleve, më 16 shkurt, vullnetarët kanë përgatitur një festë me lojna joformale në ambientet e qendrës sonë.
Aty kanë festuar dhe luajtur me fëmijët, u kanë shpërndarë ëmbëlsira dhe maska të karnavaleve dhe janë munduar që të gëzojnë me ta në mënyrë që këta fëmijë ta ndiejnë sadopak atmosferën e festës së Karnavaleve. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm katër vullnetarë të Malteser