Fëmijët e moshës së kopshtit ende nuk e kuptojnë domethënien e vërtetë të festës së Pashkëve. Megjithatë, çfarë i përfshin krejtësisht në atmosferën e kësaj feste, janë vezët, e kuqe, apo edhe me ngjyra të tjera, të cilat i këmbejnë me shokët e vet dhe janë qendra e “bisedave” të tyre.

Në kopshtin “Malteser” këtë vit, edukatoret kanë dashur që fëmijët ta ndjejnë se Pashkët po afrojnë, pikërisht në klasat e tyre, me lyerjen e vezëve. Madje, ata kanë hyrë në një “garë”, se cili shok dhe grup i lyen më bukur vezët. Pas këtij aktiviteti, fëmijët kanë janë zbavitur duke luajtur, recituar e kënduar dhe duke këmbyer vezët me shokët e tyre.