Marsi sjell aromë pranverore me shumë festime e përvjetorë. Çfarë spikat më fort janë përkujtimet e 7-8 marsit.
Dita e mësuesit është një festë e cila përkujton 7 marsin e vitit 1887, kur në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, shkolla qëndroi e hapur për 15 vjet. Sot, nxënës e ish-nxënës përkujtojnë mësuesit e tyre.
8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet e tyre për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Shtëpisë së Misionareve të Bamirësisë Nënë Tereza dhe me fëmijët e gratë e Komunitetit Rom.
Së pari, vullnetarët e Malteser kanë festuar bashkë me fëmijët Rom në shkollën e tyre. Fëmijët kanë kënduar e recituar para mësueseve të tyre. Më pas atmosfera e festës ka kaluar në ambientet e Fshatit të Paqes me fëmijët e gratë Rome. Fëmijët kishin përgatitur një dhuratë simbolike për nënat e tyre: një kartolinë urimi të punuar me aq kujdes prej vetë atyre. Ndërsa vullnetarët i kanë qerasur me ëmbëlsira.
Tek Motrat e Nënë Terezës, vajzat me aftësi ndryshe, të ndihmuara nga vullnetarët e Malteser kanë përgatitur dhe shfaqur një program të thjeshtë, me këngë, recitime e lojëra para motrave, prej të cilave marrin aq shumë përkujdesje e dashuri amnore. Dy prej vajzave kishin ditëlindjen dhe atmosfera e krijuar u dha atyre shumë gëzim. Përveç tortave për të gjitha vajzat, vullnetarët kishin përgatitur edhe dhurata për dy vajzat që festonin ditëlindjen.