Kudo sot nëpër rrugë sheh fëmijë të gëzuar, të veshur bukur, madje pjesa më e madhe e tyre janë të veshur me rrobat e kuqe si babagjyshi i Krishtlindjes. Janë fëmijë të shkollave e të kopshteve të qytetit, të cilët janë gati për të festuar festat e Krishtlindjes e të Vitit të ri, ndaj ndihen aq fort të gëzuar.
Fëmijët e kopshtit Malteser kanë ditë që e kanë sjellë atmosferën e festave. Përveç se e kanë zbukuruar pemën e Krishtlindjes dhe kanë bërë Betlehemin, kanë përgatitur edhe një koncert për festën e Krishtlindjes e të Vitit të Ri për ta prezantuar para prindërve, edukatoreve, stafit e vullnetarëve të Malteser dhe të gjithë të ftuarve të tjerë.
Programi festiv për Krishtlindje dhe Vitin e Ri u shfaq në mjediset e Qendrës Kolping e cila ndodhet jo shumë larg Kopshtit Malteser. Edhe salla ishte zbukuruar e përgatitur për t’i pritur sa më mirë fëmijët. Sa të këndshëm që janë! E kanë mbushur sallën me një atmosferë festive që vetëm fëmijët dinë ta krijojnë. Secili prej tyre priste radhën për të recituar vjershën apo për të kënduar këngën e përgatitur për festë. Kishin edhe shumë emocione. Edhe edukatoret e tyre ishin në ankth, sepse donin që të gjithë fëmijët të recitonin e të këndonin bukur.
Gëzimit fëminor iu shtuan edhe vjershat e këngët e fëmijëve Rom, të cilët gjithashtu morën pjesë në programin festiv të festave të fundvitit, të përgatitur me aq kujdes, nën drejtimin e vullnetarëve të Malteser. Programin e shijuan edhe disa fëmijë me aftësi ndryshe të cilët jetojnë tek Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza. Më pas, të gjithë fëmijëve, rreth 80 vetë, vullnetarët e Malteser i ofruan ëmbëlsira dhe pije.