Krishtlindja dhe Viti i Ri po trokasin. Të gjithë po përgatiten për këto festa. Fëmijët janë ata të cilët e ndiejnë atmosferën festive më shumë se të gjithë. Fytyrat e tyre shndrisin prej gëzimit. Janë ata të cilët emocionojnë zemrat dhe shpirtin e njerëzve.
Sot fëmijët e Kopshtit Malteser ishin të veshur me kostume të kuqe e ngjyra-ngjyra gati për shfaqjen e tyre. Ka ditë që ata kanë bërë prova për prezantimet e tyre.
Programi festiv për Krishtlindje dhe Vitin e Ri u shfaq tek Qendra Kolping në prani të edukatoreve, prindërve, Malteser dhe të të ftuarve të tjerë. Fëmijët kënduan, recituan dhe vallëzuan. Vjershat, këngët dhe vallëzimet me temë Krishtlindjes u gërshetuan me ato popullore tradicionale.
Në fund, dy vullnetarë të Malteser, të veshur si Babagjyshi i Krishtlindjes, u ofruan fëmijëve disa dhurata.
Kopshti Malteser vazhdon të mbetet një ndihmë e dobishme për të gjitha ato familje të cilat përballen me vështirësi ekonomike apo integrimi në shoqëri, duke iu falënderuar mbështetjes financiare të ish Ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Prof. Dr. Günther Granser dhe Malteser Hospitaldienst Austri.