Më 18 prill 2009, pranë kuvendit te motrave “Bashkësia e Udhës Shpirtërore të Dobraçit u zhvillua inaugurimi i Qendrës Rinore për këtë zonë.
Në këtë ditë, programi parashikonte meshën e shenjtë, fjalën falënderuese, dreken dhe inaugurimin e kafesë së të rinjve.
Te ftuar ishin Imzot Lucjan Avgustini, Dom Gjovalin Sukaj, ad/famullitar i Shkodrës, ambasadori gjerman, përfaqësues të ambasadës zvicerane, përfaqësues të Renovabis, përfaqësues të Kindermission e shumë të rinj.
Në orën 10:00 u kremtua Mesha e shenjtë nga Shkëlqesia e Tij Imzot Lucian Avgustini dhe meshtarë të tjerë të pranishëm.
Pas meshe, u mbajt fjala përshëndetëse nga M. Christine Faber, e cila falënderoi të gjithë donatorët të cilët financuan dhe ndihmuan në realizimin e këtij projekti, ndërtimin e qendrës.
Të pranishëm ishin edhe vullnetarët e Malteser Shqipëri , të cilët përveçse si pjesëmarrës, kishin edhe detyrën e shërbimit të Ndihmës së Parë.