“Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës”, me shumë dhimbje njofton se me datë 22 maj 2016, në të kremten e Trinisë së Shenjtë, në Selinë e tij i rrethuar nga shumë klerikë, familjarë dhe miq dhe nën kujdesin mjekësor të motrave (infermiere profesioniste) dhe të Malteser Shqiptar, kaloi në Shtëpinë e Atit,
Imzot Lucian Avgustini, Bariu i Dioqezës së Sapës dhe
Presidenti i “Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës”.
Trupi i tij është vendosur pranë Kishës Katedrale “Nënë Tereza” në Vau – Dejës, që më datë 22 Maj, 2016.
Besimtarët, miqtë, të afërmit dhe të gjithë kanë mundësinë të luten për shpirtin e tij dhe të bëjnë homazhet e rastit.
Të mërkurën, me datë 25 maj 2016, në orën 10.00, do të kremtohet Mesha e salikimit dhe pas Meshës trupi i tij do të prehet në kriptën e Katedrales “Nënë Tereza” në Vau-Dejës.