

Kampi u zhvillua në plazhin e Velipojës nga 23 qershor – 26 korrik. Edhe këtë vit projekti Kamp-shkollë verore “Velipojë 2009” kishte për qëllim që të integronte fëmijët rom dhe ata të ardhur nga zonat e thella malore në jetën shoqërore, por edhe t’u jepte mundësinë e një argëtimi e njohjeve të reja.

Kampi u organizua në dy turne, 15 ditë secili me nga 50 fëmijë e 15 vullnetarë për çdo turn. Vullnetarët kanë ngritur kampin dhe kanë drejtuar aktivitetet. Fëmijët kanë ndjekur një program edukues dhe argëtues.
Në secilin prej turneve është ndjekur një program shkollor nga stafi dhe vullnetarët e Malteser dhe janë organizuar mjaft aktivitete argëtuese dhe sportive.
Programi mësimor përfshinte: informim mbi të drejtat e fëmijëve, informacion mbi edukatën shoqërore, mësime gjeografie, lexim e shkrim, pikturë, edukim në higjienën personale etj. Përveç kësaj, ishte edhe programi argëtues me aktivitete dhe gara sportive. Programet fokusoheshin në mënyrat e reja të komunikimit mes fëmijëve dhe krijimin e tolerancës e pranimit.
Kampi u financua dhe u realizua nga Malteser Shqipëri.