

Si çdo vit edhe këtë verë Malteser Shqipëri organizoi projektin Kamp–shkollë verore “Velipojë 2010”.
Kampi u organizua për fëmijët rom dhe fëmijët nga zonat e thella malore si Bogë, Shkrel, Reç, Sheldi, Dedaj, ku Malteser vepron dhe nga periferitë e Shkodrës. Këtë vit, ishin të pranishëm edhe fëmijë e vullnetarë nga famullia e Fushë-Arrësit dhe kampi u zhvillua nga data 1 korrik deri më 3 gusht.

Kampi u organizua në tre turne: turni i parë 1 – 10 korrik, ku morën pjesë 35 fëmijë dhe 15 vullnetarë, turni i dytë 11 – 21 korrik, ku morën pjesë 50 fëmijë dhe 20 vullnetarë, mes të cilëve edhe 21 fëmijët dhe 9 vullnetarët e famullisë së Fushë Arrësit dhe turni i tretë 22 korrik – 3 gusht, ku morën pjesë 35 fëmijë e 15 vullnetarë. Si çdo vit, vullnetarët kanë ngritur kampin dhe kanë drejtuar aktivitetet e planifikuara më parë.
Projekti kamp-shkollë verore “Velipojë 2010” kishte për qëllim që t’i integronte fëmijët Romë dhe ata që vijnë nga zonat e thella në jetën shoqërore, meqë këto grupe janë krejt të përjashtuara dhe t’u japë atyre mundësinë që të argëtohen e të bëjnë pushime verore.
Në secilin prej turneve është ndjekur një program shkollor nga stafi dhe vullnetarët e Malteser dhe janë organizuar mjaft aktivitete argëtuese dhe sportive.
Në secilin prej turneve është ndjekur një program shkollor nga stafi dhe vullnetarët e Malteser dhe janë organizuar mjaft aktivitete argëtuese dhe sportive.
Kampi u financua dhe u realizua nga Malteser Shqipëri.