Në kuadër të projektit “Qendër Komunitare dhe Kompetence”, një aktivitet i rëndësishëm është ndihmesa që vullnetarët e Malteser Shqipëri ofrojnë për fëmijët dhe vajzat me aftësi ndryshe, të cilët jetojnë tek Shtëpia Misionaret e Bamirësisë (M.C.) Nënë Tereza në Shkodër.
Gjatë kësaj vere një aktivitet i veçantë ishte Kampi veror dyditor me vajzat me aftësi ndryshe të cilat jetojnë në shtëpinë e Motrave.
Njëzet e një vajza me aftësi ndryshe u mirëpritën në kamp në një atmosferë të këndshme nga vullnetarët dhe fëmijët, të cilët i qerasën me pije freskuese dhe ëmbëlsira. Pas mirëpritjes, së bashku me vullnetarët luajtën lojëra me ujë. Më pas vajzat u shoqëruan për në bregdet, ku iu gëzuan plazhit me lojëra të ndryshme, notuan në ujë dhe vallëzuan. Pasditeve ato u kënaqën duke bërë punëdore, duke luajtura me fëmijët e kampit dhe duke vallëzuar. Vullnetarët, të cilët punojnë çdo javë më këto vajza, u përfshinë plotësisht që t’ua bënin ditët sa më të gëzueshme.