Për të dytin vit radhazi, Malteser Shqipëri organizoi kampin veror me vajzat me aftësi ndryshe të cilat jetojnë në shtëpinë “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” në Shkodër. Me moton: “Malteser Youth loves to care”, kampi këtë vit zgjati katër ditë.
Ky kamp u organizua në kuadër të projektit “Qendra e Këshillimit dhe e Shërbimit Malteser”, ku vullnetarët e Malteser Shqipëri ofrojnë për fëmijët dhe vajzat me aftësi ndryshe, të cilët jetojnë tek Shtëpia Misionaret e Bamirësisë (M.C.) Nënë Tereza në Shkodër aktivitete të ndryshme sociale dhe argëtuese.
Tridhjetë e një vajza me aftësi ndryshe ishin pjesë e kampit. Ato i kaluan këto ditë në aktivitete të ndryshme: me lojëra në ujë dhe rërë, mësim noti, dhe argëtime të ndryshme gjatë kohës së plazhit dhe lojëra zbavitëse, kërcime, qëndisje etj., gjatë momenteve të qëndrimit në territorin e kampit.
Ato janë ndjerë shumë mirë në shoqërinë e vullnetarëve, të cilët vazhdojnë të punojnë çdo javë me këto vajza, e që tashmë janë bërë si motrat e vëllezërit e tyre, duke u ofruar shumë dashuri e gëzim në jetën e tyre.