Java e parë e kampit veror “Një botë plot yje, ku secili ndriçon ndryshe” në Qendrën Multifunksionale Malteser Lezhë përfundoi me sukses. Fëmijët përjetuan një javë plot eksperienca unike dhe argëtuese, duke vizituar zjarrfikësit, pishinat, Inspektoriatin e Zonave të Mbrojtura si dhe u argëtuan pafund nën shoqërinë e njëri – tjetrit. Aktivitetet ishin frymëzuese dhe edukative, duke nxitur bashkëpunimin, kulturën dhe respektin për natyrën e komunitetin. Të tjera aventura na presin në ditët në vijim! #multidisciplinarycentermalteserlezha #dailysummercamp #entertainingactivities #funnymoments #malteseralbania
