Vera ka ardhur dhe Malteser Shqipëri ka organizuar për të 12-tin vit Shkollën-Kampin Veror në plazhin e Velipojës. Si zakonisht, Kampi Veror u organizua për një muaj (28 qershor – 27 korrik), për të mirëpritur fëmijë Romë dhe Egjiptianë, fëmijë nga zonat rurale, për t’u dhënë atyre mundësinë që të shijojnë pushimet verore, pasi familjet e tyre nuk mund ta përballojnë dhe për t’i integruar në jetën shoqërore, pasi ata vijnë nga prejardhje të varfër dhe të izoluar.
Pjesëmarrësit janë ndarë në tri turne, me 70 fëmijë dhe 10 vullnetarëve për turn. Ishin fëmijë Romë dhe Egjiptianë, fëmijë që vijnë nga rrethinat e Shkodrës, nga zonat e thella të Malësisë së Madhe, Tropojës, dhe Pukës. Tri motra Françeskane Misionare të Zemrës së Jezusit nga Tropoja (një për çdo turn) kanë asistuar fëmijët dhe kanë ndihmuar vullnetarët me aktivitete të ndryshme.
Para fillimit të Kampit, vullnetarët e Malteser kanë përgatitur territorin dhe kanë ngritur çadrat gjatë 28-30 qershorit. Një ndihmë e madhe ishte Organizata Italiane e Urdhrit të Maltës e cila e ka mbështetur kampin financiarisht dhe përfaqësuesi i saj Z. Gregorio Barberi, i cili personalisht ka ardhur për të ndihmuar dhe për të drejtuar vullnetarët e Malteser Shqipëri në ngritjen e kampit.
Vullnetarët të udhëhequr nga stafi kanë kontribuar në suksesin e kampit. Ata kanë organizuar dhe drejtuar të gjitha aktivitetet e planifikuara; janë kujdesur për fëmijët, duke ndihmuar në mbajtjen e aktiviteteve të e përditshme, në gatim, në pastrim dhe mirëmbajtjen e logjistikës. Ata janë përpjekur që të sigurojnë një ambient të përshtatshëm ku fëmijët të ndjehen rehat, të gëzojnë pushimet, të kënaqen, të mësojnë gjëra të reja interesante, të bëjnë miq të rinj, të jenë të hapur për të komunikuar mendimet e tyre dhe të marrin pjesë plotësisht në aktivitete.
Në fund të çdo turni, fëmijët janë kënaqur në këndin e lojërave dhe kanë marrë pjesë në shfaqjen “Malteser got talents”, ku secili prej tyre ka pasur mundësinë që të ofrojë një interpretim sipas talentit të vet. Një moment i veçantë i shfaqjes ishte një vajzë e vogël Rome, e cila luajti mrekullisht me violinë.
Për sa i përket lehtësimit të kampit, këtë vit është bërë instalimi i tubave të ujit të pijshëm, një lehtësim i madh për kampin, dhe është veshur me dërrase kuzhina dhe dhoma e materialeve.
Në mbrëmjen e fundit, më 26 korrik, është kremtuar Mesha nga Atë Aurel Gjerkaj. Një atmosferë festive u krijua më pas, ku “banorët” e kampit dhe të ftuarit, Presidenti i Malteser Shqipëri, Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës, drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit, përfaqësuesi i “Projektit Shpresa”, dhe stafi i Malteser shijuan muzikën, vallet, bisedimet dhe panë fotografitë e bëra gjatë periudhës së kampit. Para largimit nga kampi, vullnetarëve të Malteser iu dorëzuan certifikata si shenjë mirënjohjeje për punën e tyre të mrekullueshme bërë në Shkollën – Kampin Veror, Velipojë 2013.
Për suksesin e Kampit Veror të fëmijëve, Malteser Shqipëri i është shumë mirënjohëse dhe falënderon për mbështetjen e tyre: Malteser Hilfdienst, grupin e famullisë së Neuss / Gjermani “Hilfe für Albanien” St. Cyriakus-Neuss-Grimlinghausen, Organizatën Italiane të Urdhrit të Maltës dhe vullnetarin e saj, Z. Gregorio Barberi, për ndihmesën e dhënë në ngritjen e kampit, Motrat Françeskane të Tropojës dhe vullnetarët e Malteser Shqipëri, të cilët ndihmuan në realizimin dhe drejtimin e Kampit.
Pjesë nga jeta e Kampit u transmetuan nga televizioni lokal.