Kampi-Shkolla Verore është organizuar më 25 qershor – 29 korrik 2011, në plazhin e Velipojës. Në këtë kamp morën pjesë 135 fëmijë Rom dhe Egjiptian, fëmijë të zonave rurale si Shkrel, Dedaj dhe Fierzë (zona e Tropojës). Fëmijët pjesëmarrës ishin nga familje me probleme sociale dhe ekonomike. Në kamp fëmijët pjesëmarrës ishin të ndarë ne tre turne, (45 fëmije për turn), 10 ditë për secilin turn dhe 12 vullnetarë shqiptarë, të cilët realizuan aktivitetet atje. Edhe këtë vit qëllimi i projektit ishte integrimi i fëmijëve Rom, Egjiptian dhe atyre që vijnë nga zonat rurale në jetën sociale, dhe t’u japë atyre mundësinë për të bërë pushime verore, pasi ata nuk mund të bëjnë pushime me familjarët e tyre për shkak të arsyeve ekonomike dhe sociale. Si çdo vit tjetër, Kampi është instaluar me tenda nga vetë vullnetarët.
Vullnetarët e Malteser Shqipëri së bashku me Skautistat belgë të cilët qëndruan 10 ditë, motër Mary Madappallil nga famullia e Fierzës dhe katër vullnetarët gjermanë të cilët qëndruan 2 javë, ndihmuan ne realizimin e aktiviteteve sipas planit; vullnetari nga Gjermania i cili ka gatuar për të gjithë pjesëmarrësit për dy javë, vullnetarët e tjerë lehtësuan aktivitetet e kampit duke ndihmuar në kuzhinë, pastrim, sistemimin dhe mirëmbajtjen e logjistikës, në ofrimin e shërbimit dhe të kujdesit të fëmijëve.
Gjatë turnit të dytë Kampi u vizitua nga ambasadori i Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Presidenti i Malteser Shqipëri Imzot Luciano Avgustini, nga një delegacion i Malteser Hilfdienst. Në këtë ditë, u organizua një festë. Drejtuesi Dioqezan Princ Albrecht Croÿ gjatë fjalimit, në emër të Malteser Hilfdienst, ofroi falënderimet e tij për ata që ndihmuan në organizimin e Kamp Shkollë Verore dhe veçanërisht për ata që ishin duke punuar me fëmijët pjesëmarrës. Përveç vizitës së tyre ato nderuan me dekorata disa nga vullnetarët dhe anëtarë të stafit Malteser Shqipëri.

Malteser Shqipëri i është shumë mirënjohëse për mbështetjen tyre: Malteser Hilfdienst, grupit të famullisë së Neuss/Gjermani “Hilfe fur Albanien” St. Cyriakus-Neuss- Grimlinghausen, të cilët kanë mbështetur financiarisht për ndërtimin e kuzhinës dhe ndërtimin e tualeteve, Malteser Warendorf të cilët mbështetën financiarisht blerjen e disa materialeve për kampin, skautistat belgë për financimin e dy aktiviteteve argëtuese për fëmijët pjesëmarrës dhe gjithë vullnetarëve të cilët ndihmuan në realizimin e Kampit.
Mirënjohja është shenjë falënderimi, që edhe pse mund të duket e paktë flet shumë.