Kampionati i Futbollit për të rinj, organizuar nga Karitasi Dioqezan i Sapës, është bërë tashmë një traditë e përvitshme, duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve që të tregojnë talentin e tyre në këtë sport.
Aktiviteti u zhvillua në Bushat, nga 2 – 7 qershor 2014. 12 skuadra amatore morën pjesë në këtë ligë duke ndjekur grafikun e përcaktuar më parë.
Edhe këtë vit, Karitasi Dioqezan i Sapës kërkoi praninë e Skuadrës së Ndihmës së Parë të Malteser. Në grupe, vullnetarët e Malteser asistuan në të gjitha ndeshjet e këtij Kampionati, duke ofruar ndihmë në rast nevoje, por edhe brohoritën e duartrokitën për skuadrat.
Malteser u është mirënjohëse Karitasit Dioqezan të Sapës për besimin që i ka dhënë Skuadrës së Ndihmës së Parë për të asistuar gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit, për të ofruar Ndihmën e Parë.