Dita dioqezane e rinise katolike, e mbajtur pak javë para Festës së Pashkëve, është kthyer tashmë në traditë për rininë shqiptare.
Këtë vit, kjo ditë, për dioqezën e Shkodrës, u organizua në Velipojë, me 5 prill, 2014, me praninë e mijëra të rinjve, nën titullin “Lum skamnorët në shpirt, sepse e tyre është mbretëria e qiejve”, fjalë të Ungjillit të cilat kanë qenë frymëzim për mesazhin e Atit të Shenjtë Papa Françeskun, me rastin e ditës XXIX botërore të rinisë 2014.Pjesëmarrësit mbanin veshur bluza me shprehjen “Keep calm and love Jesus!
Aktiviteti u hap me përshëndetjen e Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult dhe prezantimin e grupeve rinore nga çdo përfaqësues i tyre. Më pas, për rreth dy orë është mbajtur edhe Adhurimi Eukaristik, i drejtuar nga Atë Aurel Gjerkaj.
Në pjesën e dytë të takimin të rinjtë janë ndarë në katër grupe për të ndjekur aktivitete të ndryshme sipas temave të caktuara.
Malteser Shqipëri ishte pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm për rininë katolike me 22 të rinj, të cilët janë anëtarë të Rinisë Malteser dhe skuadrën e Ndihmës së Parë.
