
Malteser në Lituani, mbështetur nga fondacioni gjerman “Remembrance, Responsibility and Future”, organizoi në Vilnius, më 3 tetor 2009, konferencën ndërkombëtare me temë: “Shërbimi vullnetar në shtëpi”, me pjesëmarrjen e organizatave Malteser të Evropës Qendrore dhe Lindore, të Ministrisë së Shëndetësisë e të Ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Sociale Lituaneze. Në këtë konferencë mori pjesë dhe Malteser Shqipëri me tre përfaqësues të saj.
Ndër të tjera në këtë konferencë u paraqit ecuria e projektit “ Shërbimi vullnetar në shtëpi për të moshuarit” në Lituani si dhe u diskutua mbi problemet për licencimin e trajnimit të vullnetarëve, pasi certifikata e tyre nuk njihej nga shteti.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetit të Lituanisë përshëndeti punën e bërë dhe ofroi mundësi për bashkëpunim dhe licencimin e trajnimeve për projektin në fjalë.
Diskutimet u mbyllën me prezantimin e të njëjtit projekt në Rumani, i cili mbështetej nga Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale.
Malteser Shqipëri e falënderon Malteser në Lituani për ftesën e bërë dhe Malteser Hilfdienst në Gjermani që bëri të mundur financiarisht pjesëmarrjen e saj në këtë konferencë.
