Më 11 – 13 tetor, në Budapest, Hungari, u mbajt Konferenca përkujtimore: “E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Urdhrit Sovran të Maltës në Evropën Qendrore dhe Lindore”.
U përkujtuan tre përvjetorë shumë të rëndësishëm: 900-vjetori i njohjes zyrtare të Urdhrit nga Papa Paskali II (1113-2013), 85-vjetori i themelimit të Shoqërisë Hungareze të Urdhrit (1928-2013) dhe 25-vjetori i themelimit të shërbimit të ndihmës hungareze të Urdhrit të Maltës (1989-2014).
Kjo ngjarje, në të cilën morën pjesë Mjeshtri i Madh Fra’ Matthew Festing dhe rreth 200 vetë prej 12 vendeve, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ishte edhe një mundësi për të rishqyrtuar iniciativat që Urdhri ka promovuar në këtë pjesë të Evropës, falë edhe zhvillimit të shërbimeve shoqërore në Hungari, ku trupat e ndihmës së Urdhrit të Maltës (MMSZ) u vijnë të ndihmë nevojtarëve me mbështetjen e 20,000 vullnetarëve.
Sesioni i hapjes u mbajt në selinë prestigjioze të parlamentit hungarez. Oratorët, mes të cilëve edhe deputeti zëdhënës i parlamentit Sándor Lezsák dhe kryeministri parlamentar hungarez Zsolt Semjén, e vunë theksin në lidhjet historike të miqësisë mes urdhrit Sovran të Maltës dhe rrënjëve të tyre të krishtera, duke shprehur vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e suksesshëm të zhvilluar me shumë shërbimeve shëndetësore dhe sociale në vend e jashtë kufijve.
“I jemi mirënjohës parlamentit hungarez,” u shpreh Fra’ Matthew Festing, “që na lejoi ta zhvillojmë konferencën në këtë sallë, në këtë vend ku marrëveshja e bashkëpunimit mes Hungarisë dhe Urdhrit Sovran të Maltës u miratua me një shumicë të madhe më 29 nëntor 2010. Kjo marrëveshje bilaterale është një mjet i rëndësishëm pune që përfshin iniciativat shëndetësore, të mirëqenies dhe humanitare që Urdhri i Maltës i zbaton në këtë vend.”
Një ekspozitë me postera ilustronte aktivitetet e Urdhrit të Maltës të zhvilluara në Shqipëri, Lituani, Poloni, Rumani, Sllovaki, Ukrainë dhe Hungari.