Projekti PAIRS – Programet Efikase për Integrim/ Përfshirjen Aktive të Romëve në Evropën Juglindore dhe Dekada Rome mbajtën një Konferencë të Përbashkët në Shkodër, Shqipëri, më 20 mars 2014. Qëllimi i saj ishte që të prezantonte dhe të diskutonte mbi punën e bërë nga PAIRS dhe Dekada Rome mbi përfshirjen e Romëve në Evropën Juglindore.

Morën pjesë 90 vetë, duke theksuar 55 pjesëmarrësit nga Evropa: partnerët e PAIRS, Dekada Rome, Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë në Shqipëri, Ministria për të Drejtat Njerëzore dhe të Pakicave Mali i Zi, të Organizatat Kombëtare Shqiptare për Romët dhe të ftuar.
Konferenca u përshëndet nga Kryetari i Qarkut Shkodër, Z. Maxhid Cungu. Znj. Bardhylka Kospiri, Z/Ministre, Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë, Shqipëri, përshëndeti iniciativën e PAIRS dhe takimin e organizuar nga PAIRS dhe Dekada Rome, duke premtuar vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë për Integrimin e Romëve; Z. Leon Gjokaj, Z/Ministër, për të Drejtat Njerëzore dhe të Pakicave, Mali i Zi, prezantoi shkurtimisht situatën Rome në vendin e tij dhe e çmoi këtë konferencë duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të informacionit, praktikave dhe rekomandimeve mes partnerëve, të cilat duhet të jenë një sfidë për t’i përshtatur në vendet e tyre; dhe Daniel Skobla, përfaqësues I UNDP-së, prezantoi aktivitetin e kësaj Organizate në lidhje me Përfshirjen Rome.
E gjithë konferenca u moderua nga Z. Skender Veliu, drejtor ekzekutiv i Unionit Amaro Drom.

“Çfarë kemi mësuar deri tani nga Projekti PAIRS duke sjellë së bashku partnerë nga 8 vende si dhe nga shoqëria civile dhe qeveritë?”, ishte fjalimi i Z. Adam Kulmann, Ekspert Tematik i Projektit PAIRS, i cili prezantoi edhe punën e PAIRS që nga fillimi (tetor 2012) e deri më sot.
Pasdite programi i Konferencës vazhdoi me Grupet e Punës së dy sesione, të cilët diskutuan mbi Ndihmesën e Përfshirjes Rome dhe Sfidat e Përfshirjes Rome duke e paraqitur punën e tyre para pjesëmarrësve të Konferencës.
Konferenca u mbyll me vërejtjet përmbyllëse nga Znj. Aleksandra Bojadjieva dhe Z. Adam Kulmann.
Kjo ngjarje u komentuar nga TV lokale dhe kombëtare dhe TV VOA (Zëri i Amerikës)