Përfundoi viti i parë i projektit “Trajnimi i Ndihmës së Parë në shkolla” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Shkodër dhe Lezhë, sipas marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit.
Ky Trajnim i Ndihmës së Parë kaloi nëpër katër faza:
Faza e parë: Maj-nëntor 2012 ishte periudha e trajnimit të nxënësve në pesë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në Lezhë dhe dhjetë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në Shkodër dhe 15 studentë nga çdo shkollë mori pjesë në trajnimin e Ndihmës së Parë, gjithsej 280 studentë.Faza e dytë: Trajnimi i trajnerëve (multiplikatorë) u zhvillua gjatë periudhës janar – mars 2013. Dhjetë studentë morën pjesë në çdo trajnim dhe ky trajnim i veçantë i multiplikatorëve krijoi në çdo shkollë një “Skuadër të trajnerëve (multiplikatorëve) të Ndihmës së Parë.”
Faza e tretë: “Skuadra e trajnerëve (multiplikatorëve) të Ndihmës së Parë” ofroi trajnimet e Ndihmës së Parë për nxënësit e rinj në shkollat e tyre.
Faza e katërt: Konkursi i Ndihmës së Parë mes shkollave pjesëmarrëse, ku fituesi mori një set trajnimi (laptop, projektor dhe modularin Anna) për trajnimet e Ndihmës së Parë.
Më 12 prill 2013 Malteser Shqipëri, organizoi konkursin midis nxënësve më të mirë të 15 shkollave të Shkodrës dhe Lezhës, të cilët janë pjesë e “Skuadrës së trajnerëve (multiplikatorëve) të Ndihmës së Parë” në shkollat e tyre.Ky konkurs u zhvillua në ambientet e shkollës “Maria Ndihmëtare” në Shkodër, në praninë e mësuesve dhe nxënësve të shkollave përkatëse dhe stafit e vullnetarëve të Malteser Shqipëri. Përgjigjet e nxënësve u gjykuan nga një juri e përbërë nga infermierë dhe vullnetarë të specializuar në fushën e trajnimit të Ndihmës së Parë.
Konkursi kaloi nëpër tri raunde:
Raundi i parë: Pyetjet seleksionuese, ku 7 shkolla do të vazhdonin garën, raundi i dytë: 5 shkolla në konkurrim, dhe raundi i fundit, prej të cilit do të dilte edhe shkolla fituese.Në fund të konkursit, fituesit ishin Shkolla 9-vjeçare “Zemra e Krishtit” nga Shkodra, në vendin e dytë dhe Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, nga Lezha në vendin e parë.
Shkolla “Zemra e Krishtit” mori një laptop dhe “Besëlidhja” mori një set trajnimi (laptop, projektor dhe modularin Anna) që do të përdoret për trajnime të mëtejshme të Ndihmës së Parë në shkollat e tyre.
Trajnimi i Ndihmës së Parë për nxënës të shkollave do të kalojë nëpër fazat e tij edhe për dy vite të të tjera.Malteser Shqipëri falënderon Drejtoritë Rajonale të Arsimit të Shkodrës dhe Lezhës, vullnetarët e Malteser dhe shkollën mikpritëse “Maria Ndihmëtare” me M. Michaela Kubovica për ofrimin e ambientit për Konkursin e Ndihmës së parë.
