Konferenca Botërore për mirëqenien e fëmijëve në Gjenevë, Zvicër, e shpalli 1 qershorin ditën ndërkombëtare të fëmijëve më 1925.
Kjo ditë zakonisht shënohet nga aktivitete mbi të drejtën dhe mirëqenien e fëmijëve dhe ngjarje të tjera që përfshijnë fëmijët ose u kushtohen atyre.Fëmijët janë ata të cilët festojnë dhe e shijojnë më shumë këtë ditë. Ngjarje të veçanta organizohen për ta – si aktivitete në natyrë apo programe të ndryshme argëtuese.
Edhe Kopshti Malteser ka organizuar aktivitete të ndryshme për këtë ditë.
Për shumë ditë mësueset e dy grupeve u kanë mësuar fëmijëve vjersha dhe këngë për 1 qershorin.
Në ditën festive, fëmijët e grupit të parë të cilët i përkasin moshës 3-4 vjeçare, kanë kënduar, recituar dhe kërcyer.Fëmijët më të rritur të grupit të dytë (5-6 vjeç) kanë pasur më shumë aktivitete. Së pari mësuesja u ka shpjeguar kuptimin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Më pas vetë fëmijët kanë ngjyrosur vizatime të ndryshme dhe më në fund kanë recituar, kënduar e vallëzuar.
Aktiviteti i fundit i fëmijëve të të dy grupeve të kopshtit ishte kalimi i një kohe të këndshme zbavitëse në një nga qendrat e fëmijëve, ku kanë luajtur lojëra të ndryshme.
Është e mrekullueshme kur fëmijët tanë ndihen të lumtur…
