Marsi vjen me një atmosferë pranverore, nën aromën e mimozave dhe të dy datave të shënuara, 7 marsit, festës së mësuesit dhe 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, të cilat shënohen me shumë festime.
Edhe fëmijët e kopshtit “Malteser” ishin pjesë e kësaj atmosfere. Në kuadër të programit të përgatitur nga edukatoret e kopshtit ata kanë performuar me kënge e recitime. Pjesë e gëzimit të tyre kanë qenë edhe përgatitja e kartolinave dhe dhurimi i tyre nënave bashke me urimet e shkruara prej dorës së tyre.

