Kopshti Malteser sot kuqëlonte nga veshjet e fëmijëve dhe zbukurimet nëpër grupe me flamuj dhe tullumbace.
Është pragu i kremtimit të 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe fëmijët e kopshtit, së bashku me edukatoret e tyre, ka ditë që kanë filluar përgatitjet që ta festojnë sa më këndshëm këtë përvjetor.
Fëmijët e grupit të parë kishin përgatitur një pjesë të vogël teatrale, këngë, recitime e valle, ndërsa tek grupi i dytë, ku fëmijët janë më të rritur, vjershat e këngët i interpretuan si të ishin aktorë të vërtetë.