Më 30 maj, Malteser Shqipëri në bashkëpunim me shkollën private “ALBA”, organizuan një program artistik për fëmijët Rom në ambientet e Fshatit të Paqes. Morën pjesë 70 fëmijë dhe për ta u përgatit edhe një koktej. Ky aktivitet është pjesë e programit të Malteser Shqipëri për integrimin e popullsisë Rome në Komunitetin e qytetit.Një aktivitet tjetër u mbajt më 1 qershor, ku Malteser Shqipëri dhuroi për fëmijët parashkollorë (jetimë) dy aparate tokësorë dixhitalb. Dhurimi u bë gjatë festimeve në këtë institut ku morën pjesë edhe Znj. Arenca Troshani, Ministre e Integrimit dhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Z. Artan Haxhi.
