Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festa shumë të dashura, veçanërisht për fëmijët. Vazhdimësi e aktiviteteve që vullnetarët e Malteser Shqipëri organizojnë me fëmijët dhe vajzat me aftësi të kufizuara, ishte edhe ai i datës 27 dhjetor 2010. Vullnetarët kanë përgatitur dhurata, pastaj gjatë drekës janë drejtuar për tek shtëpia e motrave të Nënë Terezës. Aty kanë festuar me fëmijët dhe vajzat, u kanë shpërndarë dhurata dhe janë munduar që të gëzojnë me ta duke vallëzuar dhe biseduar. Vullnetarët kanë ndihmuar që këta fëmijë dhe vajza ta ndiejnë sadopak atmosferën e festave të fundvitit.