13 qershori është një festë shumë e madhe kushtuar Shën Antonit të Padovës e festuar në mbarë botën, e veçanërisht në Shqipëri, nga besimtarë katolikë, ortodoksë e myslimanë. Në Laç të Kurbinit gjendet edhe shenjtërorja kushtuar këtij shenjti të madh, e cila mbushet plot e përplot çdo të martë, veçanërisht në këtë ditë feste. Malteser Shqipëri, së bashku me vullnetarët e saj gjendet çdo vit atje për të asistuar me ndihmë mjekësore.
Këtë vit, Malteser Shqipëri ishte e pranishme në një tjetër fshat, në ditën e kësaj feste, në Shëngjin të Malësisë së Madhe.
Meshën e festimit e kremtoi Atë Antonio Bozza, në prani të një numri mjaft të madh besimtarësh të ardhur edhe nga fshatrat përreth.
Vullnetarët e Malteser asistuan si gjithnjë me ndihmë mjekësore gjatë ceremonisë së meshës dhe aktiviteteve të tjera të përmbushura në këtë fshat me rastin e festës së Shën Antonit.