Këtë vit vullnetarët e Malteser Shqipëri kanë menduar ta kremtojnë disi më ndryshe festën e karnavaleve. Duke qenë se kjo festë paraprin kohën e kreshmëve, kohë në të cilën duhet menduar më shumë edhe për të tjerët, ata kanë dashur të festojnë me fëmijët rom dhe me fëmijët me aftësi të kufizuar që gjenden pranë shtëpisë “Misionaret e Bamirësisë” Nënë Tereza në Shkodër.
Ditën e Karnavaleve, më 5 shkurt, gjatë paradites, vullnetarët kanë përgatitur petulla në ambientet e Malteser, pastaj në drekë ata janë drejtuar për tek shtëpia e motrave të Nënë Terezës. Aty kanë festuar me fëmijët, u kanë shpërndarë petulla dhe janë munduar që të gëzojnë me ta, në mënyrë që këta fëmijë ta ndiejnë sadopak atmosferën e festës.

Po në këtë ditë vullnetarët e Malteser kanë festuar edhe me fëmijët rom,së pari në ambientet e Fshatit të Paqes, ku morën pjesë 30 fëmijë, e pasdite në një ambient festiv pranë qendrës “Kolping”. Aty fëmijët kanë festuar e gëzuar së bashku me disa fëmijë të tjerë.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shtatë vullnetarë të Malteser.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shtatë vullnetarë të Malteser.