Më 20 dhjetor, vullnetarët e Malteser Shqipëri kanë kremtuar Krishtlindjen dhe Vitin e ri me fëmijët e kopshtit Malteser. Projekti, i cili ka filluar në vitin 2010 dhe vazhdon deri në vitin 2013, është financuar nga Malteser Hospitaldienst, ish ambasadori i Urdhrit të Maltës në Shqipëri Dr. Gunther A. Ganser, aktualisht Kryetar i Misionit Vëzhgues të Urdhrit të Maltës në UN, dhe realizuar nga Malteser Shqipëri dhe Bashkia e Shkodrës. Festa u kremtua pranë qendrës “Kolping”.
Fëmijët prezantuan një program festiv me poezi dhe këngë. Në fund të festës vullnetarët e Malteser ofruan dhurata të ndryshme Krishtlindjesh për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.
Festa u ndoq nga 70 fëmijë, prindër dhe mësues.
Ky organizim u financua nga Malteser Shqipëri dhe aktiviteti u komentua nga media lokale.
Ky organizim u financua nga Malteser Shqipëri dhe aktiviteti u komentua nga media lokale.