Me rastin e kremtimit të festës së Pashkëve vullnetarët e Malteser Shqipëri kanë organizuar aktivitete argëtuese me vajzat që jetojnë në shtëpinë “Misionaret e Bamirësisë” Nënë Tereza dhe fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Në aktivitetin e parë vullnetarët bashkë me vajzat organizuan disa lojëra zbavitëse në ambientin e shtëpisë së tyre pastaj u ofruan vezët e Pashkëve dhe disa ëmbëlsira për të gjitha vajzat dhe fëmijët. Ishin të pranishme 35 vajza dhe 4 vullnetarë.
Aktiviteti i dytë u realizua me fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian. Fëmijët të ndihmuar nga vullnetarët i kanë lyer vetë vezët e Pashkëve e më pas u kalua në një atmosferë argëtimi dhe lojërash të ndryshme. Në fund festa u mbyll me një koktej dhe akullore.
Fëmijët që morën pjesë në aktivitet ishin 40 të shoqëruar nga 3 vullnetarë.