Më 26 gusht 2010, në orën 10.00, u kremtua Mesha e shenjtë në Katedralen “Nënë Tereza” në Laç Vau Dejës, me rastin e 100-vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Tereza.
Në këtë solemnitet morën pjesë Imzot Ramiro Molnar Ingles, Nunc Apostolik në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult, Imzot Hil Kabashi, Ipeshkëv i Jugut, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, Imzot Zef Gashi, ipeshkëv i Tivarit, Imzot Lucian Avgustini, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës (President i Malteser Shqipëri) dhe dhjetëra meshtarë të dioqezave të ndryshme.
Nderonin me pjesëmarrjen e tyre Kryeministri shqiptar Z. Sali Berisha, me zonjën e tij, kryetarja e parlamentit Znj.
Jozefina Topalli, Ministri i Kulturës Z. Ferdinand Xhaferi, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe besimtarë të shumtë.
Malteser Shqipëri mori pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të 100-vjetorit të së Lumes Nënë Tereza me vullnetarët dhe stafin e vet. Vullnetarët ishin të pranishëm si skuadër e ndihmës së shpejtë.