Në vazhdimësi të programit të IAEA i Veprimit për Terapinë kundër Kancerit (PACT) dhe Urdhrit të Maltës, mbi kontrollin e kancerit, Malteser Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik ka organizuar kursin trajnues me temë “Ekzaminimi Klinik I Gjirit”, trajnim ky i akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (OKEV) për profesionistët e shërbimit shëndetësor, mjekë dhe infermierë të qytetit të Shkodrës.

Ky trajnim dyditor është i ndarë në:
– pjesën teorike sipas temave:
Anatomia e gjinjve dhe gjendjet e tij
Epidemiologjia e kancerit të gjirit
Faktorët e riskut për të zhvilluar kancer gjiri
Rekomandime mbi grup-moshat dhe format e depistimit
Udhëzues mbi kapjen e hershme të kancerit të gjirit
Metodat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

-shfaqjen e videos:
Ekzaminimi klinik i gjirit –Mamma care
Ekzaminimi klinik i gjirit –Mamma care
-pjesën praktike:
Praktikimi për ekzaminimin klinik të gjinjve me modelet me silikon, ku u shfrytëzuan algoritmet dhe modelet me silikon (mulazhet)
Praktikimi për ekzaminimin klinik të gjinjve me modelet me silikon, ku u shfrytëzuan algoritmet dhe modelet me silikon (mulazhet)
Deri më tani janë zhvilluar dy kurse trajnimi me mjekë dhe infermierë të qytetit të Shkodrës dhe në ditët në vazhdim do të zhvillohet edhe një kurs tjetër trajnimi, gjatë të cilit do të përgatiten trajnues në lidhje me temat e mësipërme, të cilët do të bëjnë të mundur vazhdimin e këtyre trajnimeve gjatë vitit 2014, jo vetëm në rrethin e Shkodrës, por edhe në rrethe të tjera si, Puka e Malësi e Madhe.
Ky cikël trajnimesh mbështetet nga ish Ambasadori i Urdhrit të Maltës në Shqipëri Prof. Dr. Günther Granser, në kuadër të disa fushatave dhe trajnimeve që janë bërë në lidhje me luftën kudër kancerit