Katedralja e Nënë Terezës në Laç Vau-Dejës, sot është veshur me ngjyra feste. Besimtarë të shumtë kanë ardhur nga të gjitha anët e Dioqezës së Sapës për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë e cila u kremtua nga Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult, në bashkëkremtim me Imzot Lucian Avgustini, Ipeshkëv i Sapës dhe President i Malteser Shqipëri, dhe shumë meshtarë të tjerë.
Sot në këtë kremtim u përkujtua 10-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, 5-vjetori i shugurimit Katedrales në Laç Vau Dejës, 1-vjetori i hapjes së Shtëpisë së Bamirësisë, ku jetojnë persona me aftësi ndryshe dhe 50-vjetori i ditëlindjes së Imzot Avgustinit.
Si përherë, me kërkesë të Ipeshkvit të Sapës, Malteser Shqipëri ishte e pranishme gjatë këtij kremtimi me vullnetarët, stafin dhe skuadrën e Ndihmës së Parë.
Si përherë, me kërkesë të Ipeshkvit të Sapës, Malteser Shqipëri ishte e pranishme gjatë këtij kremtimi me vullnetarët, stafin dhe skuadrën e Ndihmës së Parë.