Më 23 mars, qyteti i Shkodrës është zbukuruar me ngjyrat e edicionit të 6-të të aktivitetit “Lojërat Popullore Fest 2013”., me pjesëmarrjen e të rinjve nga vendi ynë dhe Kosova.
Ky aktivitet kulturor dhe sportiv është organizuar nga OJF “The Door”, me qëllim që të promovojë miqësinë dhe paqen mes fëmijëve e të rinjve, të pasurojë jetën e të rinjve dhe t’i prezantojmë me traditat kombëtare me anë të valleve, këngëve dhe lojërave popullore.Aktiviteti filloi në orën 09.30 para Bashkisë me ceremoninë e hapjes. Dy gara vrapimi, 2.5 km dhe 5 km ishin organizuar nga Bashkia deri tek Ura e Vjetër dhe Ura e Re e Bunës. Më pas aktivitetet e tjera u mbajtën në Kalanë Rozafa, me këngë, valle, humor, lojëra popullore etj.
Me kërkesë të “The Door”, Malteser Shqipëri ishte e pranishme me shërbimin e Ndihmës së Parë gjatë krejt aktivitetit. Skuadra e Ndihmës së Parë asistoi një pjesëmarrës i cili theu dorën gjatë aktivitetit dhe e transportoi për në spital.
