“Luaj për paqen” është një aktivitet kulturor dhe sportiv për fëmijë organizuar nga OJF “The Door”, i cili promovon miqësinë dhe paqen mes fëmijëve dhe të rinjve nga vendi ynë dhe ato fqinje të rajonit, duke i inkurajuar që të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke luajtur lojën e bukur të futbollit.
Këtë vit ky aktivitet u organizua më 22 shtator 2012 në Bashkinë e Koplikut, Malësi e Madhe, nga ora 9.00-16.45, këtë herë si bashkëpunim mes OJF “The Door” me vullnetarët amerikanë të Korpusit të Paqes, pas edicionit të parë më 2010 në Komunën Berdicë dhe edicionit të dytë më 2011 në Dragoç të Komunës Postribë. Pjesëmarrës ishin tetë ekipe të futbollit për femra dhe meshkuj nga vendi ynë.
Malteser Shqipëri edhe kësaj radhe do të ishte e pranishme për të asistuar në aktivitet me skuadrën e shërbimit të Ndihmës së Parë, me praninë e tre vullnetarëve dhe të autoambulancës.