“Luaj për paqen në Berdicë”. Është ky titulli i aktivitetit kulturor dhe sportiv për fëmijë, i cili u organizua me datë 25 shtator 2010, nga ora 9.00 – 14.30 pranë Komunës Berdicë, Qarku i Shkodrës.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me OJF “The Door” dhe kishte si qëllim që të bashkonte skuadrat e futbollit për djem dhe vajza nga Komunat e Qarkut të Shkodrës si: Dajç, Bërdicë, Guri i Zi, si dhe nga bashkia Rubik e Shkodër.
Programi parashikonte këngë e fjalën përshëndetëse, ndeshjet e para të futbollit meshkuj e femra, vizitë në ekspozitën e pikturës, ndeshjet e dyta të futbollit meshkuj e femra dhe ndarje çmimesh për fituesit.
Malteser Shqipëri iu kërkua që të asistonte gjatë këtij aktiviteti me skuadrën e Ndihmës së Parë. Ishin të pranishëm tre vullnetarë dhe makina ambulancë e Malteser Shqipëri.