
Këtë vit lutja e “Udhës së Kryqit” u bë më 24 Mars 2007, pikërisht dy javë para festës së Pashkëve. Aktiviteti filloi në ora 09.30 të paradites dhe procesioni filloi pranë “Fshatit të Paqes” deri lart në “Malin e Taraboshit”, drejtuar nga famullitari dhe Arqipeshkvi i Kryedioqezës Shkodër-Pult.
Malteser Shqipëri ishte e pranishme edhe këtë vit në këtë lutje me ndihmën dhe bashkëpunimin e vet. Tre vullnetarë të MNSH lutën ndalesën e tetë të “Udhës së Kryqit” dhe mbajtën kryqin, ndërkohë që një ambulancë ishte në gatishmëri gjatë procesionit së bashku me skuadrën e Ndihmës së Shpejtë.
Morën pjesë 6 vullnetarë dhe tre anëtarë të stafit të MNSH. Ishte edhe Makina-kuzhinë me panine, pije, dhe gjithçka të përgatitur për pjesëmarrësit.
I gjithë aktiviteti procedoi mirë, megjithëse ishte ditë e ftohtë dhe me shi. Pjesëmarrësit ishin në një numër mjaft të madh dhe aktiviteti mbaroi rreth orës 13.00.