
Më 16-23 gusht 2008 u organizua 12.Eurocamp Malteser në Zakròw-Poloni.
Ishin 6 vende pjesëmarrëse: Shqipëria, Gjermania, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Serbia.
Për Shqipërinë ishte hera e parë që merrte pjesë në këtë kamp. Ishin 8 pjesëmarrës nga çdo vend, përveç pjesëmarrësve nga Polonia, vendi organizues i këtij Eurocamp.
Kampi ishte qendërzuar në Zakròw, në ndërtesat e Caritas-it, në një peizazh të bukur mes maleve.
Ditët ishin plot aktivitete. Pjesëmarrësit ishin të ndarë në gjashtë grupe të përziera dhe duhej të përgatitnin detyra të ndryshme sipas ditëve. Ishin orët krijuese, garat e vallëzimit dhe sportit, darkat me mish të pjekur e bashkëndarje,

prezantimet e vendeve dhe vizitat në Calvaria, Wadowice, Krakow, Auschwitz and Birkenau.
U organizua gjithashtu një rifreskim i njohurive mbi Ndihmën e Parë dhe një simulim i Ndihmës së Parë në një aksident nga pjesëmarrësit polakë.
Çdo ditë grupi i një shteti pjesëmarrës duhej të drejtonte lutjen e mëngjesit, të ndihmonte në përgatitjen e tryezës gjatë ngrënies dhe të prezantonte vendin e vet.
Një garë futbolli u organizua në ditën e fundit të Eurocamp dhe Shqipëria u kthye në shtëpi me kupën fituese.
Malteser 12.Eurocamp ishte një përvojë e re për vullnetarët e Malteser Shqipëri.
Malteser 12.Eurocamp ishte një përvojë e re për vullnetarët e Malteser Shqipëri.