5 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1985. Kjo ditë u kushtohet të gjithë atyre njerëzve kudo në botë, të cilët ofrohen vullnetarisht duke sakrifikuar interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është një mënyrë që vullnetarët, bashkësitë dhe organizatat të promovojnë kontributin e tyre dhe ta bëjnë të dukshëm në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar në fusha të ndryshme si, mjekësi, mbrojtje civile, arsim etj.
Në ditën kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Malteser Shqipëri ka dashur të ofrojë kontributin e saj me aktivitete të ndryshme.
Vullnetarët e Malteser, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër, kanë ofruar asistencë mjekësore për të moshuarit e kësaj Shtëpie.
Infermieret vullnetare të Malteser së bashku me infermierin e Shtëpisë kanë realizuar disa lloje diagnostifikimesh si, matjen e glicemisë, të tensionit arterial dhe EKG për 75 të moshuarit të cilët jetojnë në atë shtëpi, shërbime të cilat janë ofruar falas nga Malteser Shqipëri. Ndërkohë, vullnetarët i kanë shoqëruar dhe asistuar të moshuarit gjatë kontrolleve mjekësore dhe më pas kanë qëndruar edhe për disa orë me ta.