Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, 5 Dhjetori, është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më vitin 1985, për të shpallur fuqinë dhe potencialin e vullnetarizmit.
Është një mundësi për vullnetarët dhe organizatat vullnetare që të rrisin sensibilizimin mbi vullnetarizmin dhe të fitojnë mirëkuptimin për kontributin që ata japin për komunitetet e tyre.
Duke qene se është një ndër organizatat me baza vullnetare më aktive në rajonin verior të Shqipërisë, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Malteser Shqipëri, u përzgjodh nga TV i këtij rajoni, bashkë me “Kryqin e Kuq Shqiptar” dhe “Fëmijët Sot” që në një emision të saj të bëjë një prezantim të punës vullnetare dhe të rrëfejë rrugën e suksesshme të saj. Dy të ftuarat, një ndër vullnetaret më aktive Dorontina Tomaj dhe koordinatorja e vullnetarëve Orjeta Cungu, në një kohëzgjatje të emisionit prej 1 ore e 30 minutave, në një orar me audiencën më të lartë, kanë rrëfyer sukseset e aktiviteteve të organizatës Malteser, sukseset e vullnetarizmit dhe kanë komentuar sfidat e vullnetarizmit në Shqipëri.