Njëra prej festave të shenjtërve që Urdhri i Maltës kremton, është ajo e 24 qershorit, Shën Gjon Pagëzuesit, i cili është shenjti mbrojtës i këtij Urdhri.
Me ftesë të Ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Tiranë, Sh.T. Z. Stefano Palumbo, disa pjesëtarë të stafit të Malteser Shqipëri dhe vullnetarë të saj ishin të pranishëm në festën e organizuar me këtë rast. I pranishëm ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, Imzot Ramiro Moliner Inglés, i cili përshëndeti stafin dhe vullnetarët e Malteser, bisedoi me ta dhe i përgëzoi për punën e bërë.