Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me organizata të tjera partnere të qytetit të Shkodrës organizoi më 24 qershor 2014, në sheshin e pedonales para Bashkisë, “Panairin e 3-të të OJF-ve”.
Aktivitetet kryesore të ditës ishin konferenca e hapjes, tryeza e rrumbullakët dhe Panairi i OJF-ve, me qëllim promovimin dhe njohjen nga afër të qytetarëve të Shkodrës me punën e OJF-ve, dhe forcimin e bashkëpunimit të vetë OJF-ve me institucionet publike.
Malteser Shqipëri ishte pjesë e këtij panairi. Vullnetarët e saj kanë informuar rreth aktiviteteve të shumta të Malteser, kanë shpërndarë broshura, fletëpalosje dhe vizitorët kanë pasur mundësi të njihen me aktivitetet e ndryshme edhe nëpërmjet banderolave. Vullnetarët u kanë demonstruar të pranishmëve sesi përdoren pajisje të ndryshme, si manikini i ndihmës së parë, defribilatori etj.