Me ftesë të Malteser Rinor (Jugend) të dioqezës së Këlnit, dy vullnetarë të Malteser Shqipëri të drejtuar nga koordinatorja e vullnetarëve, morën pjesë në kampin e përvitshëm “Diozesan – Pfingstzeltlager 2013 in Langenfeld” me temë “Jim Knopf und die Wilde 30” (Xhim Kopsa dhe 30 të tërbuarit) gjatë ditëve 17-20 maj 2013.

Aktivitetet e parashikuara ishin workshop-e të ndryshme, lojëra argëtuese, takime dhe biseda mbi organizimet e ndryshme që vullnetarët shqiptarë dhe gjermanë kanë në aktivitet e veta përkatëse.
Grupi shqiptar kishte përgatitur disa lojëra muzikore formuese dhe argëtuese, të cilat i përformoi bashkë më vullnetarët gjermanë dhe fëmijët pjesëmarrës në kamp, pasi më parë bëri një prezantim të Shqipërisë dhe Malteser Shqipëri.